Si ta ndihmoni fëmijën të njohë trupin dhe organet e tij gjenitale

Që nga momenti kur doktori ju lajmëron që bebja juaj është një vajzë apo djalë, seksi bëhet pjesë e jetës së fëmijës suaj. Në një moshë akoma të vogël, fëmijëve nuk u bën shumë përshtypje trupi i tyre, por me rritjen ata vënë re që ka diçka që i dallon ata nga të tjerët. Dhe pikërisht tashmë fëmijët fillojnë të bëhen kuriozë dhe shfaqin interes për ta njohur më mirë trupin e tyre. Por kjo rrit gjithashtu dhe vështirësinë e prindërve për t’ia shpjeguar më mirë fëmijës së tij si qëndron puna, sepse është shumë e nevojshme që çdo fëmijë të dijë diçka rreth trupit të tij.
Ka një numër të madh arsyesh pse duhet ti mësoni fëmijës suaj diçka për organet gjenetale apo seksin. Mundohuni të mos mbani asgjë sekrete me të. Në rastet kur ju shmangni situatat kur ai ju bën pyetje rreth organeve gjenitale apo seksit, fëmija fillon të mendojë që ka diçka që nuk shkon me këto dhe nuk shfaq më interes për të mësuar rreth tyre. Diçka tjetër që duhet të bëni në mënyrë që fëmija juaj të marrë një edukatë të përgjithshme rreth kujdesit për këto organe shumë delikate, është duke ua shpjeguar atyre të gjitha rregullat bazë për të qënë sa më të informuar rreth shëndetit që duhet treguar për këto tema kaq të rëndësishme. Ju si nënë keni përgjegjësinë për të qenë shembull për fëmijën tuaj. Kujdesi dhe higjena që ju duhet të tregoni për veten, do të jetë pasqyrë e fëmijës suaj. Përpiquni që ta simpatizoni sa më shumë trupin e fëmijës suaj, në mënyrë që ai të fillojë ta pëlqejë atë, të mësojë më shumë rreth tij dhe ta njohë më mirë atë. Një nga periudhat më të rëndësishme që duhet ti mësoni fëmijës suaj është dhe puberteti. Periudha më e vështirë e zhvillimit të një fëmijë. Ku ai duhet të tregojë shumë kujdes dhe të jetë i informuar që në fëmijëri. Në qoftë se do të tregoheni të sinqertë dhe të hapur me fëmijët tuaj që në fillim do të qëndroni të qetë sepse nuk do të keni probleme në të ardhmen. Gjërat e tjera që lidhen me këto tema fëmijët do të kenë mundësinë për ti mësuar në shkollë apo vetë jeta do t’ua mësojë ato. Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
737 Views