Si ta kuptoni nëse fëmija ka probleme serioze pasi është rrëzuar?

Shumica e prindërve të rinj, mund të jenë përballur me një situatë kur bebi është rrëzuar. Dëmtimet nga rënia e bebit mund të variojnë nga një tronditje e lehtë e deri në fraktura të ndryshme, ndaj disa prej tyre kanë nevojë për përkudesje të lehtë, ndërsa disa të tjerë kanë nevojë për vëmendje të menjëhershme mjekësore.

Pikërisht për këtë arsye, është shumë e rëndësishme për prindërit që të jenë të informuar për rreziqet e mundshme, në mënyrë që të marrin vendimet e duhura në periudhë relativisht të shkurtër. Ja se çfarë duhet të vini re kur bebi juaj rrëzohet, në mënyrë që të jeni në gjendje të vlerësoni situatën dhe t’i mundësoni fëmijës kujdesin e nevojshëm.

1. Zbuloni çfarë ka ndodhur

Mjëkët kërkojnë të dinë se si ndodhi rrezimi dhe çfarë dëmtimesh mund të ketë pësuar bebi. Laura Hagopian, një mjeke urgjence që ka trajtuar shumë dëmtime të bebeve që kanë rënë nga krahët e prindërve apo nga shtrati, thotë se është shumë e rëndësishme që mjeku të dijë lartësinë nga e cila ka rënë bebi. Nëse lartësia është më e madhe se 1 metër dhe bebi është më i vogël se 3 muajsh atëherë mundësitë që bebi të ketë pësuar një dëmtim janë më të larta.

2. Kontrolloni për shenja nxirjeje

Nxirjet janë një shenjë e “mirë” për të kuptuar nëse ka fëmija ka pësuar fraktura. Por jo domosdoshmërisht nxirjet do të gjenden në vendin ku koka e bebit ka pësuar përplasjen. Kërkoni nëse ka shenja nxirjeje poshtë syve dhe prapa veshëve, pasi këto vende mund të jenë tregues i një hemorragjije të brendshme, gjë që kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore.

3. Kuptoni nëse bebi humbi ndjenjat apo jo

Është shumë e rëndësishme që të kuptoni nëse bebi ka humbur ndjenjat pas rënies apo jo. Kjo mund të jetë disi e vështirë për t’u dalluar pasi bebet mund t’i humbasin ndjenjat edhe për vetëm pak sekonda, ndaj është e rëndësishme të dini nëse bebi filloi të qajë menjëherë pas renies apo pak pasi u rrëzua. Nëse bebi bie dhe nuk qan menjëherë, tregon që për pak momente ai ka qënë pa ndjenja. Në raste të tilla kërkohen teste të menjëhershme dhe pas kësaj bebi mund të ketë nevojë për një kujdes mjekësor.

4. Vëzhgoni sjelljen e bebit

Nëse bebi përjeton humbje ndjenjash apo të vjella, atëherë ai ka nevojë për kujdes mjekësor, por ka edhe disa ndryshime të tjera në sjelljen e tij që mund të jenë po kaq serioze. Nëse pasi është qetësuar, vogëlushi juaj merr biberonin dhe pi normalisht atëherë ka shumë mundësi që të mos ketë pësuar asgjë, por nëse ai është letargjik apo i irrituar, atëherë mund të ketë diçka që nuk shkon. Bebet që kanë dëmtime në brendësi të trurit shpeshherë nuk kanë simptoma si të vjellat apo humbje të ndjenjave. Frakturat dhe dëmtimet e trurit tek bebet mund të shkaktohen dhe nga përplasjet e lehta, ndaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendjen e duhur sjelljes së tij.

Share With:
Translate »
115 Views