Vuan nga hipotonia dhe po lufton me jetën, Era e vogël ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve!

Era është një foshnjë e vogël shqiptare e cila kërkon ndihmën e të gjithëve që t’i mundësohet kurimi jashtë vendit. Era është 1 javëshe dhe është diagnostikuar me hipotonia. Kjo e fundit është sindromë me ton të ulët të muskujve, ku shpesh përfshin zvogëlimin e forcës së muskujve.

Tezja e Erës kërkon mbështetje financiare për shërimin e Erës cila në momentin që erdhi në jetë nuk qau, nuk reagoi dhe u mbajt në intubim deri në momentin që u diagnostikua. E afërmja e të voglës kërkon ndihmën financiare të shqiptarëve për kurimin e menjëhershëm të Erës e cila ka nevojë për mjekim të specializuar në një spital privat, pasi në Shqipëri spitali publik nuk është në gjendje të sigurojë staf dhe pajisjet e nevojshme për të mbajtur gjallë foshnjën 1 javëshe. Prindërit e Erës po përjetojnë momente shumë të vështira në jetë ndaj dhe çdo ndihmë e shqiptarëve do t’i gëzonte në maksimum për të mbajtur gjallë në jetë vogëlushen.

Tezja e Erës:

Pershendetje ju lutem kemi nje rast urgjent te nje femije 1 javesh e cili eshte e semure dhe duhet per kurim jashte shqiperie

Këtu mund të kontriboni për shërimin e Erës

Share With:
Translate »
150 Views