Si ta mësojmë fëmijën të përdorë uturakun

E para gjë që duhet të kini parasysh në këtë trajnim duhet të mos imponoheni apo të përdorni forcën dhe etiketimin. Kjo mënyrë është shumë e gabuar dhe mund të krijojë vështirësi.
Shumë prindër nxitojnë të fillojnë trajnimin e uturakut reth moshës 18-24 muajsh. Por studimet tregojnë që nuk ekziston një kohë e caktuar pasi arritja e kontrollit sfinketrial apo fshikzes se urinës është një proçes shumë individuale. Mund të jetë më e lehtë të fillohet nxitja për arritjen e kontrollit sfinketrial (apo potty training) në periudhën e verës.

Shumë fëmijë kalojnë në tri etapa para se të fitojnë apo arrijnë kontrollin e fshikzës:
• Ata duhet të bëhen të vetëdijshëm që pelena është e lagur apo pis.
• Ata arrijnë të kuptojnë kur ju bëhet urina dhe çfarë u bëhet
• Ata arrijnë ta kuptojnë përpara që kanë nevojë për të urinuar.

Pa arritur këto lloj njohje, fëmija nuk mund të realizojë kontrollin sfinkterial apo kontrollin e fshikzës së urinës.

Si të veprosh:

• Vendoseni uturakun në vende të dukshme nga fëmija duke ja bërë të ditur se për çfarë përdoret ky send.
• Gjatë kohës që ju shkoni në tualet merreni dhe fëmijën me vete dhe shpjegojini se çfarë jeni duke bërë.
• Në orare të caktuara të ditës ju mund t’ia hiqni pelenën fëmijës tuaj duke I sugjeruar atij të provojë uturakun. Nëse për fëmijën kjo duket e vështirë, atëherë shtyheni deri në sa fëmija ta pranojë dhe ta realizojë vetë.
• Në momentin që fëmija ju tregon që do të urinojë, ju mund t’ia hiqni pelenën duke e lënë të urinojë aty ku ndodhet pa e sforcuar të ulet në uturak. Mos nxitoni, pasi kjo gjë do të fitohet gradualisht.
• Me arritjen e rezultateve të suksesshme fëmija juaj do jetë I lumturuar gjithashtu edhe një dhuratë e vogël nga ana juaj do ta bëj atë të ndihet edhe më mirë. Kujdes! Mos vendosni kushte për arritjen e kontrollit sfinkterial apo fshikzës së urinës dhe mos shpërbleni me ëmbëlsira.

Përkthyer nga libri: Birth to five/NHS UK
Lira Gjika

Share With:
Translate »
1758 Views