Si të bëni përzgjedhjen e duhur të pelenave të foshnjës së sapolindur
Kur foshnja të fillojë të pijë sasi të plota qumështi gjiri pas pak ditëve të para mund të prisni nga gjashtë deri në dymbëdhjetë pelena të lagura në ditë.
Dalja e parë e foshnjës prodhon mekonium, një substancë e errët ngjitëse që ka qenë në zorrë që para lindjes.
Gjatë pak ditëve të ardhshme, jashtëqitja ndryshon gradualisht në atë të një foshnje të ushqyer me qumësht, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.
Në këtë mes, rol të rëndësishëm duhet kushtuar edhe karakteristikave të përgjithshme të pelenave.
Të zgjidhni pelenat, do të thotë të peshoni argumentet pro dhe kundër në lidhje me gjërat që kanë me rëndësi për ju dhe janë më të përshtatshme për mënyrën tuaj të jetesës.
Disa nga karakteristikat e tyre janë:
– Të volitshme, një përdorimshe nuk kanë nevojë të lahen.
– Gjenden në një numër të madh masash, nga pesha e vogël e lindjes deri tek masa e stërmadhe e një fëmije të ngritur në këmbë.
– Shumica kanë një formë që mund të përshtatet pas trupit, me ngjitëse që hapen e mbyllen në mes dhe këmbëza me llastikë.
– Kanë aftësi të mira thithëse, me një shtresë vetëm me një drejtim për ta mbajtur lëkurën e foshnjës të thatë.
– Duhet të blini rregullisht pako të mëdha.
– Ndotin mjedisin, sepse prodhohen nga një plastikë së cilës i duhen vite të shpërbëhet në fushat e plehrave.
Kemi edhe pelenat shumë-përdorimshe që janë një përpjekje për të plotësuar disa nga boshllëqet midis pelenave tradicionale. Ato janë më të lira për mjedisin sesa ato me një përdorim dhe mund të përdoren për më shumë sesa një foshnje.
Krahasuar me napat, ato janë më të lehta për t’u përdorur më tërheqëse dhe përputhen më mirë me trupin.
Ato lahen me makinë larëse, mund të thahen në thatëse por duhen rreth 24 orë që të thahen natyrshëm.