Si të dalloni që fëmija juaj është autik që në muajt e parë të jetës?
Është shumë e vështirë të thuash që një fëmijë është autik, sepse ka dhe fëmijë të tjerë normal që gëzojnë të njëjtat sjellje. Shumica e fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit nuk marrin diagnozë deri në moshën 4 vjeçare, por dhe më vonë. Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA thotë që është e mundur që të merrni një diagnozë të besueshme të autizmit që në moshën 2 vjeçare. Nëse do të hasni tek fëmija juaj simptomat e mëposhtme apo shqetësime në zhvillimin e fëmijës, duhet të bisedoni menjëherë me mjekun.
Shenjat e autizmit në foshnjet më të vegla se 12 muajshe
1. Nuk tregon interes për fytyrat e reja.
2. Nuk arrin të krijojë kontakte me sy dhe as të buzëqesh.
3. Nuk reagon kundrejt tingujve.
4. Nuk i përgjigjet emrit të tij dhe nuk befasohet nga zhurmat e mëdha.
5. Nuk i pëlqen ta ngacmojnë apo ta bëjnë për të qeshur.
6. Nuk tregon interes për lojrat tipike të foshnjeve.
7. Nuk përdor asnjë lloj gjesti për të komunikuar.
Shenjat e autizmit tek fëmijët 12-24 muajsh
1. Nuk përdor gjeste për të mohuar apo për të pohuar.
2. Nuk tregon interes për objektet që e rrethojnë.
3. Nuk shqipton asnjë fjalë.
4. Humbet aftësitë shoqërore.
5. Nuk mbahet plotësisht mbi këmbët e tij, por duke u mbajtur tek objektet rreth e rrotull.
Shenjat e autizmit tek fëmijët 2 vjeç e sipër
1. Kanë vonesë të gjuhës. Disa prej tyre arrijnë të formojnë fjali por jo të bashkohen në një bisedë.
2. Vazhdon të mos reagojë kur të tjerët e thërrasin në emër dhe refuzon të qeshë.
3. Përqëndrohet ngushtë tek objektet e vogla, si per shembull rrotat e një makine.
4. Refuzon të luajë me të tjerët dhe preferon të qëndrojë vetëm.
5. Ka vështirësi të madhe për t’u përshtatur me ndyshimet. Lidhet fortë me rutinën e përditshme.
6. Refuzon të hajë.
7. Luan në mënyrë të pazakontë me objektet e ndyshme. Bën veprime të çuditshme si shtypja papushim e një butoni apo rrotullimi i një rrote makine.
8. Godet shpesh trupin e saj dhe acarohet kur përpiqeni ta qetësoni.
9. Mund të reagojë kundër disa lloje dhimbjesh dhe të mos reagojë ndaj të tjerave. Për shembull, ajo mund të mbulojë veshët e saj për të bllokuar zhurmën, por nuk reagon kur digjet apo vritet.
10. Mund të jetë i frikësuar kur është e panevojshme ose i patrembur kur ka arsye për t’u frikësuar. Për shembull, ai mund të ketë frikë nga një objekt i padëmshëm, si një tullumbace, por jo i frikësuar nga lartësitë.
11. Ka probleme me gjumin dhe zgjohen shpesh jatë natës.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time