Si të flisni me fëmijën tuaj për sulmet terroriste

Madje në Mbretërinë e Bashkuar, pas mizorisë, shpërthimit që ndodhi në Manchester, gjendja po cilësohet kritike, pasi ka mundësi se mund të ketë dhe sulme të tjera të cilat mund të jenë të pashmangshme.

Por shpjegimi i rreziqeve të tilla për të rinjtë mund të jetë sfiduese, meqë prindërit përpiqen t’i shmangin, t’i trembin fëmijët teksa ata informohen.

Andrea Danese, si një psikiatre e fëmijëve në kolegjin mbretëror në Londër, thotë se fëmijët mund t’ju përgjigjen këtyre ngjarjeve me simptoma emocionale, me sjellje fizike.

Nuk është e pazakontë që fëmijët të bëhen të frikësuar apo të irritohen nga një gjë e tillë, apo të shqetësohen për të njëjtën gjë. Sipas saj, të flasësh me fëmijët për terrorizmin, duhet të ketë një mënyrë, kjo pasi mund të zhvillojë dhimbje koke dhe dhimbje stomaku.

Por nëse praktikoni këtë mënyrë për të treguar fëmijëve tuaj për sulmet terroriste, mund ta përballojnë më lehtë.

Lërini të jenë të hapur në komunikim.

Lejoni të bëjnë gjëra që ndihen më komfort, le të flasin atë që e ndjejnë.

Sigurohuni që ata të mos mendojnë se është faji i fëmijëve për këto incidente terroriste.

Të siguroheni për fëmijën tuaj se nuk e ngacmon dikë tjetër.

Sidoqoftë, nëse vëreni dicka tek fëmija juaj, paralajmëroni stafin e shkollës së fëmijës, se ai mund të ketë hasur në disa raste që mund të shpiejnë në sulme terroriste.

Për të mbështetur më së miri fëmijën e tyre, prindërit duhet të kujdesen për mirëqenien e tyre dhe të kërkojnë këshilla profesionale nëse është e nevojshme.

Share With:
Translate »
936 Views