Si t’i bindni fëmijët të hanë më shumë perime

Se si t’i bindni fëmijët të hanë më shumë pemë e perime, është një pyetje e lashtë pothuajse sa vetë njerëzimi.
“Përfundoje pjatën dhe mos le asgjë në të”, si dhe “Nuk mund t’i hash çokollatat pa e përfunduar sallatën”, janë dy nga ‘urdhrat’ më të zakonshëm që prindërit ua thonë fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Normalisht, vlen të ceket se jo të gjithë fëmijët janë të njëjtë – ka fëmijë të cilët më shumë i preferojnë patatet e ëmbla dhe brokolit sesa ushqimet tjera.

Por, nëse keni fëmijë të cilët gjithmonë refuzojnë të hanë ushqime të shëndetshme si perimet, atëherë ekspertët kanë gjetur zgjidhjen për ju!

Këmbëngulni derisa ta arrini qëllimin!

Ekspertët thonë se duhet të provoni 15 herë për ta bindur një fëmijë që ta pranojë një ushqim të ri. Normalisht që kjo do të merr mjaft kohë dhe do të teprojë ushqim për disa ditë, por kjo është e vërtetë.

Pra, mjafton t’ua shërbeni pjatat me perime, t’ia mundësoni që t’ju shikojë përderisa ju vet i hani ato, ta hiqni presionin që ia bëni dhe eventualisht do të shihni se edhe ata do ta provojnë ushqimin.

Share With:
Translate »
1265 Views