Si të forconi sistemin imunitar të foshnjës

Nënat duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj foshnjave të tyre gjatë muajve të parë të jetës, për shkak të imunitetit të dobët. Për të forcuar imunitetin e foshnjës, nënat mund të ndërmarrin disa veprime, të cilat do të jenë të dobishme që fëmija i tyre të rritet i shëndetshëm. 

Përveç qumështit të gjirit për të paktën një vit, nëna mund t’i japë fëmijës gjithashtu tul frutash ose perimesh të gatuara pa kripë. Një dietë e pasur me minerale e vitamina kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të foshnjës. 

Po ashtu, kosi përmban probiotikë që ndihmojnë në balancën e florës bakterale të zorrëve. Gjatë kësaj periudhe kohore, foshnja ka nevojë edhe për rreze dielli, për shkak të  vitaminës D, e cila është e dobishme për eshtrat e tyre që të thithin kalcium.

Share With:
Translate »
972 Views