Si të përgatisni në shtëpi shufrat e energjisë, ëmbëlsira më e shëndetshme për fëmijët

“Biskotat energjike” me hurma Arabie dhe fruta te thate! Ky ushqim eshte i pasur ne hekur, vajra esencial, fibra bimore dhe beta glukane – nje lende me veti te rralla ushqyese per aparatin tretes. Nje zgjedhje e pershtatshme per femijet ne shkolle dhe per adoleshentet qe merren me sport.
Perberesit per 16 racione / Receta nga Blerina Bombaj
• 6 hurma Arabie te copetuara
• ½ kupe mjalte
• 2 l.m.* gjalpe pa kripe ose gjalpe kokosi
• 2 kupa tershere
• ½ kupe bajame, lajthi, arra ose kashius
• ½ kupe fara kungulli
• ½ kupe fara luledielli
• 2 l.m. amarantho ose susam
• ½ l.v. kripe
Pergatitja:
1. Nxehni furren ne 180grade Celcius.
2. Zieni hurmat e arabise me mjaltin dhe ujin deri sa te zbuten hurmat dhe te avulloje uji. I hiqni nga vala dhe i hidhni gjalpin duke e perzier qe te shkrije, rreth 8min. I shtypni hurmat deri sa te bejne nje mase si pure. Duhet tju dali rreth 1 kupe.
3. Perzieni tersheren, bajamet, farat e kungullit, lulediellit, amaranthit, dhe kripen ne nje tas te madh. I perzieni bashke me purene e hurmave. Merrni si fillim gjysmen e perberies dhe e shtrini ne tepsi mbi letren e furres duke e ngjeshur. I shtoni me pas edhe gjysmen tjeter duke e ngjeshur serish. I piqni rreth 40-45min. I hiqni dhe i prisni ne forma pasi te jene ftohur plotesisht. Nese i doni me krokante mund ti piqni ne tostiere edhe nje 10 minutesh.

Share With:
Translate »
1407 Views