Si t’i heqim strijat e shtatzanisë në kushte shtëpie

Strijat formohen kur lëkura zgjerohet shumë shpejtë, në raste të tilla si shtim peshe në kohë të shkurtër, shtatzëni ose rritje e gjirit. Fibrat e kolagjenit që janë përgjegjëse për elasticitetin e lëkurës janë të grisura dhe krijojnë një shenjë fillimisht të kuqe e më pas të bardhë. Strijat, që njihen ndryshe edhe si smaljaturat, janë një problem serioz për lëkurën, që vijnë së pari nga gjenet, por edhe nga ndryshimet e menjëhershmë të lëkurës. Kur lëkura zgjerohet ose tkurret shumë shpejt, në raste si shtim peshe në kohë të shkurtër, shtatzëni apo rritje gjiri, krijimi i strijave është pothuaj gjithmonë i mundur. Sipas specialistëve, strijat janë shenja të cilat nuk eliminohen përfundimisht, por me disa produkte natyrale, zbehja e tyre mund të jetë e suksesshme. Ja disa mënyra të thjeshta për t’i aplikuar edhe në kushte shtëpie:

  • Masazh me vaj bajamesh dhe vajra esencialë (livando, trëndafil, mente etj)
  • Pi shumë ujë dhe evito pijet e gazuara
  • Trajto lëkurën me të bardhën e vezës 
  • Bëj sa më shumë scrub me sheqer
  • Apliko pas dushit aloe vera

Share With:
Translate »
4012 Views