Tragjedi, ish-futbollisti aksidenton vajzën e tij 3-vjeçare

Todd Heap, një ish-futbollist amerikan ka aksidentuar vajzën e tij 3-vjeçare duke i shkaktuar vdekjen.

Ish lojtari i Baltimore Ravens po parkonte kamionin në shtëpinë e tij në Mesa kur goditi vajzën e tij që ndodhej pas mjetit duke shkaktuar tragjedinë e tmerrshme. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte për shkak të goditjeve të rënda që kishte marrë.

Sipas autoriteteve, 37-vjeçari nuk ka patur dëmtime, ndërkohë që e gjithë skuadra është në mbështetje të familjes së tij për të shprehur ngushëllimet.

Ndërkohë mësohet se Todd është në një gjendie shumë të rënduar psikologjike.

Share With:
Translate »
614 Views