Si t’i nxisni fëmijët të hanë ushqime të shëndetshme?

Dietologia Blerina Bombaj zbulon disa nga taktikat që përdor për të nxitur fëmijët të hanë ushqime të shëndetshme, që sipas saj, kanë rezultuar me sukses.
1. Në shtëpi nuk lejoj ushqime të pashëndetshme, në mënyre absolute.
2. Fëmijëve nuk u blej kurrë ushqime të gatshme.
3. Nuk i pyes çfarë doni të hani, por i pyes çfarë doni midis thjerrëzave dhe qiqrave, sallatës dhe spinaqit, makaronave me kërpudha apo me salcë domatesh, supës me lulelakër apo sallatës me lakër, brokolit me karota apo brokolit me kungull, etj.
4. I lë fëmijët t’i marrë uria.
5. Pasi gatuaj, ulem bashkë me ta dhe shijoj për vete ushqimin maksimalisht. Nëse ata nuk e pëlqejnë (diçka që ndodh shpesh sigurisht, sidomos herët e para të një ushqimi), nuk i kërkoj të hanë, thjesht ju them që nuk kanë asgjë tjetër për të ngrënë dhe nëse nuk duan mund të çohen nga tavolina. Vazhdoj vetë ta konsumoj ushqimin duke treguar qartazi a më shijon. Në fund kthehen dhe e konsumojnë.
6. I lë të lirë në shkollë të konsumojnë ushqimin që ju serviret, por nuk ju jap kurrë lekë me vete për të blerë nga kantina.
7. I angazhoj shpesh në gatim.
Ju flas gjithmonë për çdo ushqim që ju gatuaj se për çfarë ju bën mirë.
8. Ju tregoj mbi sëmundjet që mund të shkaktojnë ushqimet e pashëndetshme dhe si janë të përgatitura ato.

Share With:
Translate »
882 Views