Si t’i zgjidhim konfliktet ndërmjet fëmijëve?

Të punosh me fëmijët që krijojnë konflikte me të tjerët do të thotë t’i shohësh ata ndryshe. Kjo do të thotë të vendosim për ta një palë syze të tjera. Ajo që shohim përcakton atë që do të bëjmë ne me këta fëmijë. Nëse një fëmijë që është i prirur drejt konfliktit do ta shohim si të prapë, të keq dhe të pandreqshëm, do të prireshim ta ndëshkonim për prapsësitë e tij. Nëse do ta shohim si fëmijë i cili ka nevojë për ndihmë, atëherë do të priremi t’i afrohemi atij ndryshe, duke iu gjendur pranë, me ndihmën tonë. Sjellja është rrjedhojë e emocioneve që përjeton fëmija, ndaj të merremi vetëm me sjelljen, pa u marrë me ndryshimin e tij në thellësi, do të ishte diçka afatshkurtër.

Disa nga shkaqet e shfaqjes së konfliktve midis fëmijëve:

Fëmijët mund të kenë shkak për zënka shumë gjëra, të cilat fillojnë që nga rrëmbimi i lodrave të preferuara e deri tek imtësitë më të vogla, të cilat ne të rriturve na duken qesharake. Nëse do tw analizojmw se kush e ka shkaktuar kwtw problem, si është formuar e parë në këndvështrimin e psikologjisë së zhvillimit, mund të themi se  shkaqet janë disa por më kryesori është:

Keqformimi i tyre psikologjik. Kjo do të thotë se ata nuk e kanë të zhvilluar sa duhet procesin e integrimit të hemisferave të trurit, i cili bën të mundur sjellje të matur. Pra janë fëmijë ende të papjekur, të pamaturuar si duhet, të cilët veprojnë në bazë të impulseve të çastit. Kjo tregon keqformim të ndërgjegjes së tyre. Duke parë se këta fëmijë e kanë të vështirë të ushtrojnë vetëkontroll qasja jonë ndryshon. Tek ne krijohet keqardhja që është pjesë e mëshirës që ka vënë Allahu në zemrat tona.

10981222_416750841817321_5356021743160667469_nVetëkontrolli i dobët është pikërisht shkaku që çon në debate, zënka që arrijnë deri në goditje.

Si formohet vetëkontrolli dhe ç’mund të bëjmë ne për ta ndihmuar fëmijën të ushtrojë vetëkontroll?

Konflikti njerëzor e ka zanafillën në marrëdhënien  hershme nënë – fëmijë. Që aty fëmija formon shabllonet e komunikimit me tjetrin, të cilat formohen shumë herët që në 2 vjeçarin e parë të jetës. Pikërisht në këtë kohë është formuar plotësisht qendra e alarmit që e sinjalizon njeriun të shkaktojë ndryshim. Një fëmijë që përjeton shqetësim të zgjatur në këtë periudhë do ta ketë shumë të vështirë më vonë të ushtrojë vetëkontroll sepse shqetësimi dëmton fibrat integruese të trurit. Stresi në periudhën e foshnjërisë apo edhe më vonë deri në moshën shkollore mund të vijë edhe nga të qenit për disa orë larg nënës. Korja paraballore është ajo që lidh “gjithçka me gjithçka tjetër”, 5 pjesë kryesore të trurit me njëra-tjetrën. Mirëpo zhvillimi i saj është i lidhur pazgjidhshmërisht me zhvillimin emocional, çka do të thotë se sjellja e fëmijës varet nga zhvillimi i tij emocional. Fëmija mund të jetë 10 vjeç por ai mund të ketë sjelljen e një fëmije 5 vjeç, do të thotë se ai ka bërë prapa nga zhvillimi, pra ndodhet në një moshë më të vogël emocionale se sa mosha e vërtetë e tij. Vetëkontrolli arrihet normalisht midis moshës 5-7 vjeç kur kryhet integrimi i hemisferave, në koren paraballore të trurit, e cila quhet ndryshe “tasi përzjerjes së emocioneve”. Vetëkontrolli i mirë arrihet vetëm në sajë të atashimit të sigurt me personat përgjegjës për fëmijën.  Krijimi i një marrëdhënie të sigurt me fëmijën është baza mbi të cilën ndërtohet vetëkontrolli i tij. Formula është e thjeshtë, por jo e lehtë.

Një shkak tjetër i lindjes së konflikteve është mungesa e sigurisë, pra fëmijët ndihen të pasigurt. Pasiguria  e krijuar në shtëpi, përcillet edhe në shkollë për fëmijët që shkojnë në shkollë. Kjo do të thotë se ai apo ajo e sheh tjetrin si kërcënim për veten ndaj përfshihet në konflikt.

Problemet e të qënit  ALFA

Shkak tjetër i lindjes së konfiktve midis nxënësve është edhe ndjesia e të qenit ALFA. Kjo krijon tek fëmija ndjenjën e të qenit NJËSHI, pra ai e sheh veten si bosi, urdhëruesi, do të ketë fjalën e fundit, dëshiron të komandojë të tjerët, t’i binden të tjerët. Njërëzit në përgjithësi lidhen me njëri-tjetrin në marrëdhënie hierarkike. Prindërit janë alfa, fëmijët të nënshtruar, të bindur ndaj tyre. Fëmijët në ambientin e tyre social, në shkollë e perceptojnë veten sikur janë aty për t’u  shoqëruar me shokët dhe shoqet. Zgjidhja e këtij problemi nënkupton vendosjen e marëdhënieve të drejta hierarkike, ku prindi apo mësuesi është lider dhe nxënësit janë të barabartë midis tyre. Nëse do ta krahasonim me rrotullimin e planeteve rreth diellit do thoshim se nuk duhet t’i lejojmë që ata të rrotullohen drejt njërit-tjetrit, por rreth nesh. Kjo nënkupton formimin me këta fëmijë të një marëdhënie të sigurt përkujdesëse nga ana e prindërve apo mësuesve, ku fëmija duhet të ndihet i sigurt që është i “varur” nga ai dhe jo anasjelltas, ku fëmija, vendoset në një mardhënie eprore me moshatarët e tij. Përderisa mësuesi është në rolin e prindit gjatë kohës kur fëmijët janë në shkollë, ndikimi, apo pushteti i tij është pikërisht lidhja e fortë emocionale me këta fëmijë, e cila do të bëjë ndryshimin.

TRAJTIMI I KONFLIKTEVE

Conflict-in-the-work-placeKjo qasje synon ndryshimin e fëmijës në thelb, në zemër, i cili është ndryshim i ngadalshëm por afatgjatë dhe jo rrugë e shkurtër. Shembulli i më i mirë për ne është Profeti ynë Muhamed (s.a.v.s.) i cili në ka porositur t’i trajtojmë të tjerët me mëshirë.

Menaxhimi i incidentit

Së pari, në incident emocionet janë të forta, ndaj duhet të përpiqemi të mbrojmë fëmijët nga dhuna që ata mund të ushtrojnë ndaj njëri-tjetrit. Për këtë arsye i largojmë nga situata në të cilën ndodhen duke u përpjekur të ushtrojmë ne së pari vetëkontroll. Kjo është tepër e rëndësishme. Së dyti, i lëmë të kuptojë fëmijës se do të flasim kur ata të qetësohen.

Mbajmë fëmijën larg situatave ku frustrimi është shumë më i madh se ç’mund të mbajë apo durojë ai (ndëshkimi vetëm sa do t’i përkeqësojë gjërat). Ne jemi të preokupuar me idenë për t’i dhënë “një mësim të mirë” saqë nuk shohim se situatat në të cilat ata ndodhen mund të jenë përtej kufijve të durimit të tyre.

Bëjmë të mundur shpërthim të sigurt, apo të pranueshëm të frustrimit të tyre për të reduktuar natyrën dhunuese, shkatërruese të agresivitetit. Sapo ta kuptojmë se agresiviteti në thelb është një problem emocional, duhet të tregohemi më intuitivë përsa i përket atij sepse emocionet duhet të shfaqen dhe jo të mbyllen si në një tenxhere me presion. Kjo nuk do të thotë se ata duhet t’i lejojmë të shpërthejnë me dhunë dhe veprime të pahijshme. Ne duhet t’i ndihmojmë ata të nxjerrin jashtë shqetësimin e tyre në froma të pranueshme, duke e ditur se ky shqetësim duhet të nxirret patjetër jashtë. Në thelb qëndrimi ynë, apo dialogu ynë me fëmijën duhet të ketë pak a shumë këtë përmbajtje: “O Zot i madh diçka nuk po shkon me ty, e shoh që je shumë i/e shqetësuar, ky shqetësim duhet të dalë patjetër jashtë. Më ler të të ndihmoj.” I kërkojmë fëmijës të na flasë se çfarë nuk shkon me të. Kjo pikëpamje na sjell afër fëmijës, përkrah tij apo asaj duke i qëndruar afër. Ky qëndrim e pakëson natyrën dhunuese të agresivitetit. Kjo është një qasje krejt e ndryshme nga ajo bihevioriste e cila synon që vetëm me pasoja  (ndëshkim-shpërblim) të pakësojë apo zhdukë agresivitetitin.

Së treti, i qëndrojmë përkrah fëmijës duke i shprehur keqardhjen tonë për atë që ndodhi dhe e këshillojmë që sa herë të ndihet i shqetësuar me të tjerët të na drejtohet ne. Pikërisht në këto momente kur ne jemi afër, mbjellim në zemrën e tij farat e sjelljes së mirë.

Parenting-How-to-make-sure-your-children-know-right-from-wrong_articlelargeÇfarë nuk duhet të veprojmë në raste konfliktesh

Të mos e largojmë fëmijën duke i thënë jam i/e zemëruar me ty, nuk dua të të shoh me sy, etj sepse këto lloj largimesh i shaktojnë ankth dhe nuk e lënë të përqendrojë vëmendjen për të ndryshuar vetveten, por ia fokusojnë vëmendjen tek marëdhënia me ne të rriturit.

Të mos përdorim kërcënimet. Do të ishte e pakuptimtë të kërcënoje dikë pse nuk ka mësuar të lidhë këpucët, apo diçka tjetër. Po ashtu edhe me sjelljen e maturuar, kjo kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme.

 minimizojmë përdorimin e ndëshkimit dhe pasojave sepse kjo do ta ashpërsonte më tepër fëmijën dhe do t’i përkeqësonte gjërat. Përveç se kur jemi në situata sociale dhe duhet t’i përdorim për arsye sociale.

Ne duhet të përpiqemi të kontrollojmë situatat dhe rrethanat që e çojnë fëmijën në telashe. Në vend që të kontrollojmë fëmijën është më mirë të vendosim nën kontroll situatat të cilat mund ta çojnë atë në telashe. Ata kanë nevojë për më tepër strukturë në jetën e tyre. Nuk mund t’i lemë ata vetë të zgjidhin ceshtjet. Ata kanë nevojë të përshtaten. Ne duhet të marrim vendimet se çfarw mund apo nuk mund tw përballojnë ata.

Theksojmë atë çfarë është më e mirë tek ata në vend që të merremi me vënien në dukje vetëm të të metave të tyre. Kjo kërkon shumë insajt, intuitë. Nëse nuk ka ndonjë tregues që ata përjetojnë përshtatje nëpërmjet lotëve, zhgënjimit apo dëshpërimit nuk ka kuptim t’ua nxjerrim në pah gabimet, ato gjëra nuk shkojnë me ta, anët e tyre të këqija, gabimet e tyre, kjo nuk do të na nxjerrë gjëkundi. Përkundrazi, nëse ne do të vinim në dukje anët e tyre pozitive, gjithçka që ata dinë ta bëjnë mirë, sa herë që ndodh kështu. Ne duhet t’i udhëheqim ata përdore, përkrah. Ka një mënyrë, e ajo është se ne duhet të bëhemi po aq të  përshtatur sa ata nuk janë të tillë. Ne duhet të përjetojmë dëshpërimin apo mërzitjen për gjërat që nuk shkojnë. Kjo qasje synon ndryshimin e fëmijëve në thelb, në zemër sepse fëmijët përshtaten nga zemra dhe jo nga mendja. Në këto raste është mirë që fëmijët ta ndjejnë se janë sjellë keq, të hapim derën e lotëve që kishte qënë e mbyllur dhe do të shohim transformimin e tyre të brendshëm dhe një tjetër dritë që andej.

Share With:



1063 Views