Sia-n tani do ta gjeni në filmin e preferuar të vogëlusheve

Këngëtarja Sia ka sjellë projektin e ri muzikor, të titulluar ‘Rainboë’ i cili do jetë kolona zanore e filmit të animuar My Little Pony.

Edhe këtë herë, në klip nuk mungon balerina e saj e preferuar, Maddie Ziegler që ka performuar në pjesën më të madhe të këngëve të saj. Ajo bën lëvizje të ndryshme në dysheme, teksa ka ndërthurje të disa pjesëve nga filmi.

Kënga ka patur sukses që në minutat e para të publikimit dhe tani numëron mbi 800 mijë klikime në Youtube.

Ndërkohë, Sia ka njoftuar do të bëjë zërin e Songbird Serenade në filmin e animuar për fëmijë që do dalë në 8 tetor.

Share With:
Translate »
587 Views