Deputeti fjalë të ndjera për ditëlindjen e vajzës: “Je kritika dhe këshilluesja më e mirë”

Sot është një ditë e veçantë për familjen e tij. Vajza e vetme Sonora ka ditëlindjen dhe mbush plot 16 vjeç. Është fjala për vajzën e deputetit të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Ulsi Manja. Përmes një postimi në facebook, Manja i dedikon të bijës një urim shumë special, të cilën e konsideron tashmë edhe si këshilluesen më të mirë në familje dhe për daljet e tij publike. “16 vjet si 16 sekonda ! Femijet rriten pa u ndjere dhe vjen nje dite qe te behen si shoke dhe ajo ndarja prind-femije mer nje permase tjeter. Sot Sonora vajza ime e vetme dhe gezimi im i pare ben 16 vjeç!! U rrit pa u ndjere dhe tani e kam kritiken dhe keshilluesen me te mire ne familje , thote fjalen e fundit per çdo gje timen, per veshjen time, per sjelljen time ne publik dhe ne media per çdo gje… dhe une si perhere nuk ja prish dot sepse pjekuria, sjella , edukata dhe rezultatet e shkelqyera te saj ne shkolle me bejne krenar para mesuesve dhe te gjithe atyre qe ndihmojne ne edukimin e saj .Edhe 100 bija i ime, do jesh gjithmone gezimi jone i pare ! Babi”, shkruan Ulsi Manja. Edhe Kids’ Time bashkohet me urimin e deputetit dhe i urojmë të bijës edhe 100 vite të bekuara! 

Share With:
Translate »
3452 Views