Sjellja e Kate Middleton me fëmijët, çfarë tregon gjuha e trupit të saj?

Duke parë jetën e Kate Middleton kaq të pasqyruar në media, na duket sikur e njohim mirë atë dhe fëmijët e saj. Mirëpo, ne i shohim ata në mënyrë sipërfaqësore. Patti Wood, një eksperte e gjuhës së trupit ka analizuar gjestet e Kate kur është me fëmijët e saj, George, Charlotte dhe Louis.

“Sa herë shohim Kate me fëmijët e saj, duket që ata janë prioriteti i saj”,-ka treguar Patti.

Sytë e saj janë gjithmonë tek fëmijët dhe Kate edhe pse ka kamera dhe fotografë përballë, vetëm fëmijëve ju kushton vëmendje. Për të në çdo moment kanë rëndësi të vegjlit e saj, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhet Dukesha.

Kate gjithashtu nuk e lejon që vendi ku ndodhet të ndikojë në mënyrën se si ajo sillet me fëmijët. Kate është gjithmonë një mami argëtuese dhe nuk privohet të bëjë buzëqeshje të mëdha për të treguar gëzimin spontan që i sjellin fëmijët. Nëse e keni vënë re, ajo shpesh përkulet në nivelin e tyre.

Këto janë momente të sinqerta të saj. Ka edhe nga ato raste kur Kate shikon më vëmendje nëse fëmijët janë të lodhur apo të mërzitur.

“Ajo është gjatë gjithë kohës në kontroll për t’u siguruar që ata janë në rregull”,-është shprehur Blanca Cobb një tjetër eksperte e gjuhës së trupit.

Juve këto sjellje mund t’ju duken të zakonshme, por Woods thekson se në sytë e publikut janë vërtet surprizuese sepse ajo është Dukeshë dhe duhet të jetë e kujdesshme me mënyrën se si sillet. Mirëpo, kur vjen puna tek fëmijët, Kate mesa duket do të tregojë se ata janë fokusi i saj. Ajo asnjëherë nuk ecën përpara tyre, gjithmonë i ka në kontroll para syve. Ky është i trajtim i barabartë që ajo ju bën fëmijëve dhe bashkëshortit.

Share With:
Translate »
901 Views