S’jep para për djalin, por blen “Porsche”: Reperi Majk tregon makinën luksoze

Pak ditë më parë bëri bujë deklarata e nënës së djalit të Majk, Majlinda Zeka, e cila tha se reperi nuk e mbështet financiarisht Roanin e vogël.

Majlinda u pyet nga një ndjekës në Instagram: “A kujdeset financiarisht babai i Roanit për djalin e tij? dhe ajo iu përgjigj shkurt: “Jo nuk kujdeset”.

Nuk dihet nëse është vendimi i Majk, apo Majlinda ka vendosur që të mos i marrë asnjë qindarkë ish-it për të rritur djalin e tyre.

Nga ana financiare, Majk ka treguar se është tepër në gjendje.  Pak orë më parë ai ka treguar një super blerje që ka bërë, një makinë luksoze tip “Porsche”.

“Kur isha 17 vjeç, doja gjithçka që kishte në dyqan, në moshën 28-vjeçare i bleva të gjithë për të qenë i sigurt”, shkruan Majk duke treguar se dikur s’ka pasur para ndërsa tani i ka të gjitha.

 

Share With:
Translate »
784 Views