Pinki e “Bixhoz me dashurinë” bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë një princeshë
Aktorja Nitika Anand të cilën të gjithë e njohim si “Pinki” nga seriali “Bixhoz me dashurinë”, ka sjellë sot në jetë një vajzë. Ky është fëmija i parë i aktores dhe bashkëshortit të saj. Çifti janë shumë të lumtur dhe janë përkushtuar tërësisht tek princesha e tyre. Nitika gjatë periudhës së shtatzënisë u shkëput edhe nga xhirimet e serialit i cili vazhdon ende të transmetohet në Indi. Aktorja akoma nuk e ka bërë të ditur emrin që i ka vendosur vogëlushes dhe një foto e saj nuk është postuar sepse po ruhet privatësia. Madje aktorja u tregua aq e rezervuar saqë shtatzënia iu zbulua vetëm një muaj para lindjes. As gjininë e fëmijës ajo nuk e bëri të ditur por ishin mediat që e zbuluan pasi e panë duke blerë veshje ngjyrë rozë në një dyqan. Aktorja tani është më e lumtur se kurrë dhe po shijon momentet e para si nënë. I urojmë jetë të gjatë vogëlushes.