Skandali i ardhur nga Kate Middleton, vjehrri i së motrës, akuza për përdhunim të një minoreni

Pippa Middleton është motra e vetme e Kate Middleton, e duhet pranuar se një periudhë kohe mori vëmendje të jashtëzakonshme lidhur me gjithçka që i ndodhte. E pikërisht në momentin kur po mendonim se imazhi i saj ishte venitur disi, rikthimi i emrit të së afërmes së Kate na surprizon pa masë. Një skandal që nuk përfshin vetëm atë vetë, por edhe familjen mbretërore…

Vjehrri i Pippa-s, David Matthews është akuzuar për përdhunim të një minoreni dhe sipas palës akuzuese ngjarja ka ndodhur mes periudhës 1998-1999. Denoncimi është bërë në 2017, ndërsa duhet theksuar se Matthews është aktualisht në moshën 73-vjeçare. Ai zotëron një hotel në St. Barths dhe nuk ka pranuar akuzën për asnjë çast. Ndonëse një ngjarje e rëndë edhe për pallatin mbretëror, familja më e famshme angleze nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare lidhur me skandalin.

Me siguri, Kate po përjeton çastet më të vështira në këto momente. Një skandal i radhës, shumë pranë dasmës së Harry-t…!

Share With:
Translate »
850 Views