Sot, 26 vite nga vdekja e Princeshë Dianës! Ky ishte premtimi që i biri, Princ William nuk e realizoi dot kurrë

Humbja e saj tronditi jo vetëm Britaninë e Madhe, por edhe botën. Sot në 26 vjetorin e vdekjes, Princesh Diana kujtohet po me të njëjtën madhështi sikur në vitet që ajo jetoi.

Princesha humbi jetën në moshën 36 vjeçare në një udhëtim me shokun e saj teksa me shpejtësi të lartë u përplasën për vdekje. Ishte viti 1996, kur Princesh Diana kishte vetëm një vit e divorcuar nga mbreti i sotëm Charles III me të cilin kishte dhe dy fëmijët, Princ William dhe Princ Harry-n.

Në fakt Princesha e Uellsit ka përjetuar një jetë aspak të qetë në kohën e martesës së saj, për faktin se nuk ishte shumë e dëshiruar nga familja mbretërore, Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm Charles. Në një intervistë televizive disa vite më parë Princesha u shpreh se në marrëdhënien e saj nuk ishte vetëm ajo dhe bashkëshorti, por ishte një e tretë Camila, sot gruaja aktuale e Mbretit.

Që në kohën kur princesh Diana dhe Charls ishin të kurorëzuar, flitet se mbreti kishte një marrëdhënie të fshehtë edhe me Camilën. Kjo e detyroi të ndjerën princesh Dianën që edhe pse jo me dëshirën e saj të firmoste divorcin, duke ju hequr edhe titulli ‘Lartësia Juaj’

Sot, 26 vite nga vdekja e Princeshë Dianës! Ky ishte premtimi që

Kjo ishte një situatë që nuk ndikoi aspak për mirë tek fëmijët e tyre, kryesisht tek Princ William, 14 vjeçar në atë vit, i cili ishte edhe më i rrituri. Ai i premtoi nënës së tij se një ditë kur të merrte në dorë fronin e Mbretërisë do t’ i kthente asaj lumturinë dhe titullin e rëndësishëm. Një premtim ky që e bëri Princeshën të përlotej dhe që nuk u arrit të realizohej kurrë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Verissimo (@verissimotv)

Share With:
Translate »
84 Views