Sot Ergi do të mbushte 23 vjeç, Barbana i bën urimin e ndjerë

Buqetën e luleve ia ka dërguar edhe sot, por fatkeqësisht në një vend tjetër. Si sot një vit më parë, Ergi festoi 22-vjetorin e lindjes pranë familjes së tij të dashur. Ndërsa sot, pas ndarjes tragjike nga jeta, familja ia kujton ditëlindjen me shumë dhimbje e mall. Barbana, motra e Ergit, në një ditë si kjo, kujton urimin e një viti më parë për Ergin me dhimbjen e madhe për mungesën e tij.

 “Vëlla, fjalë që nuk do ta them më kurrë, por që do ta kem përjetësisht të gdhendur në zemër! Ky ishte urimi që të bëra si sot, një vit më parë, në ditën tënde të lindjes! Sot do të mbushje 23 vjeç… Ti nuk e ke idenë sesa pa kuptim është kjo jetë pa TY ERGI!”, – shkruan Barbana në profilin e saj.

 

Pak kohë më parë, në një intervistë për “Rudina”, Barbana tha se jeta pa Ergin është shumë e vështirë, gati e kthyer në një detyrim për të qenë pranë pjesës tjetër të familjes. Megjithatë, bashkë me dhimbjen, ajo është e vendosur për të vazhduar rrugën e muzikës, edhe sepse kjo ishte dëshira e madhe e Ergit.

Share With:
Translate »
650 Views