Sot ësthë rradha e Aurelës të thotë “dy fjalë” të ndjera për Grace, vajzën e madhe

Si dje para 6 vitesh, Aurela Gaçe është bërë nënë për herë të parë, dhe sigurisht këtë moment, ato emocione të ndjera, nuk do t’i harrojë deri sa të marrë frymë.

Dje vajza e madhe e saj ka festuar gjashtë vjetorin dhe diva e muzikës shqiptare kishte organizuar një party, nëpërmjet se cilës kuptuam se edhe Grace është po aq e veçantë sa dhe mami. Festa kishte si temë kukullat “PAW Patrol”, një grup shpëtimi me gjashtë qenushë të udhëhequr nga Ryder, të cilët punojnë së bashku për të mbrojtur komunitetin, dhe jo si të gjitha vajzat e tjera që zgjedhin të “shndërrohen” për një ditë në princesha të Disneyland.

Aurela ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale disa foto nga festa e mbrëmshme, për të cilën nuk kishim aspak dyshim se do të ishte në të njëjtin nivel si koncertet e saj, ‘super high’ në çdo moment. Bashkangjitur fotove, ajo nuk ka nguruar që të shkruajë edhe disa fjalë shumë të ndjera për Grace.

6 vjet me pare , te mbajta ne krahe per here te pare…bekimi me I madh I jetes time. GRACE #HIRI I PERENDISE . Dje, ishin mbledhur shoket e tu te grupit me te cilet kalove 3 vjet ne kopesht e para-shkollor bashke me mesuesen tuaj . Shume nga ata shkuan ne klasen e pare e ty tani t’u shtuan edhe shoke te rinj e do te rriteni bashke. Dje, shoket te sollen shume dhurata…por kur te rritesh , do te shohesh keto foto, kete dashuri te sinqerte , kete gezim qe ke ti e shoket e shoqet e tua, dhe atehere do t’a kuptosh se pse mami te uron, te rrethohesh gjithe jeten tende me dashuri te sinqerte , pikerisht si ne keto foto. Ju falenderoj shume prinder te shokeve te Grace qe moret kohen tuaj e bete te mundur qe ajo te festonte e rrethuar nga dashuria e sinqerte e femijeve”, shkruan Aurela.

“Hajde t’i mbajmë njerëzit n’ajër”, ndoshta kur ka bërë këtë këngë, Aurela Gaçe ka pasur në mendje pikërisht këtë moment.

Share With:
Translate »
852 Views