Vedat Ademi publikon foton e parë me djalin e vogël

Këngëtari i njohur Vedat Ademi vetëm dy ditë më parë është bërë baba për herë të dytë. Vedati jeton prej disa vitesh në Amerikë me familjen e tij. Ai ka edhe një djalë tjetër, emri i të cilit është Jon Art.

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij Dorela me siguri janë shumë të lumtur që janë bërë sërish prindër. Djalin e dytë të familjes ata kanë vendosur ta quajnë Eren Nik.

Babi Vedati sot ka publikuar një foto në Instastory, ku shfaqet me të voglin e shtëpisë. Ai nuk i ka zbuluar fytyrën, duke i vendosur atij një emoji, por babi Vedati duket shumë i lumtur pranë të birit.

Share With:
Translate »
662 Views