Sot kjo vogëlushe është një nga këngëtaret e njohura shqiptare

Kujtimet, janë ato që mbrujtin shpesh individin që jemi sot! Sa herë gjendemi përpara albumeve të vjetra të familjes, tek shfletojmë foto të së kaluarës sonë, që edhe mund të na kenë shpëtuar, por jo kujtesës sonë. Asaj nuk i shmangemi dot!

Kështu, edhe këngëtarja e njohur shqiptare Mimoza Shkodra, duket se në dozat e nostalgjisë që e kanë kapluar, ka preferuar që të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj virtual një foto që daton disa vite të shkuara, pikërisht në moshën e saj gjashtë vjeçare. Bashkë me një përshkrim nostalgjik të fotos, në të cilën ajo shkruan: “Eh, sikur të kthehesha edhe njëherë gjashtë vjeçe”, ajo duket se e ka marrë malli për fëmijërinë e saj, si një periudhat më të çiltërta në jetët tona.

Ndaj, edhe pse ne e kishim të vështirë ta identifikonim në fillim, pasi vitet bëjnë punën e tyre, sërish mendojmë se nga vegjëlia e deri sot shumë gjëra mund të kenë ndryshuar tek ajo, por kurrësesi buzëqeshja e saj.

Është kaq e veçantë!

Share With:
Translate »
580 Views