Sot nuk feston si gjithë të tjerët, Robert Berisha kujton me zemër të thyer njeriun e shtrenjtë

Ditën e sotme të gjithë kanë festuar me njerëzit më të dashur pranë, por për disa të tjerë ky Fiter Bajrami ka qenë i trishtë. Një ndër ta është edhe Robert Berisha, i cili pak kohë më parë humbi nënën e tij Teutën. Në këtë ditë të shënuar ai ka vizituar varrin e nënës së ndjerë dhe ka ndarë një foto në rrjete sociale.

Ai ka publikuar një foto nga varri dhe mbi foto ka vendosur emojin e një zemre të thyer si për të treguar gjendjen e tij shpirtërore.

Nëna e Robert dhe Patris Berishë ndërroi jetën në muajin janar për shkak të një sëmundje të rendë. Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete sociale.

“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij.

 

Madje, ai bëri edhe një pauzë sezonale në emisionin e tij dhe u rikthye më 21 shkurt.

Nëna e këngëtarit të njohur luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë. Madje, që para se të lindte vajza e tij, Renee, e ëma i ishte nënshtruar kimioterapisë ndërsa këngëtari lutej që gjithçka të shkonte mirë dhe ai ta kishte për shumë vite pranë mamanë e tij.

Share With:
Translate »
162 Views