Studimi: Fëmijët që jetojnë pranë zonave ku nxirret naftë dhe gaz me metodën “Fracking”, kanë më shumë gjasa të preken nga leuçemia

Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbulon se fëmijët e vegjël që jetojnë pranë zonave ku nxirret nafta dhe gazi me metodën e shpërthimit, kanë më shumë gjasa të preken nga leuçemia.

“Fracking” është një metodë që përdor kimikate të lëngshme të pompuara thellë në tokë për të nxjerrë në sipërfaqe karburantet fosile si nafta. Kjo procedurë kryhet zakonisht pasi në thellësi të tokës kryhen shpërthime të forta me lëndë eksplozive.

Kjo metodë ka qenë objekt shqetësimi për shumë ambientalistë dhe avokatë të shëndetit publik për vite me rradhë.

Studimi i ri shqyrtoi më shumë se 2,400 fëmijë në Pensilvani nga mosha 2 deri në 7 vjeç – 405 prej të cilëve ishin diagnostikuar me leuçemi akute limfoblastike, një formë e zakonshme e kancerit të gjakut tek fëmijët, dhe 2,080 pa kancer.

Fëmijët që kishin jetuar brenda dy kilometrave nga zona ku kryhej nxjerrja e naftës në një moment gjatë jetës së tyre ose deri në një vit para lindjes, kishin rreth dy herë më shumë gjasa për të zhvilluar kancer në krahasim me të tjerët.

Kur studiuesit monitoruan vetëm fëmijët që u ekspozuan në vitin parë lindjes së tyre, gjasat ishin gati tre herë më të larta.

Studimi nuk analizoi nëse ishin kimikatet e pompuara në tokë për nxjerrjen e naftës, ato që shkaktojnë kancer.

Share With:
Translate »
41 Views