Studimi: Ndikimi i ushqyerjes me gji tek fëmijët kur rriten

Është shumë e vështirë që t’i bëni fëmijët të duan perimet sepse ka aq shumë ekspozim të ushqimeve të shpejta që kanë edhe pamje të bukur sa nënat duhet të kalojnë orë të tëra stresi për t’i bërë fëmijët e tyre të konsumojnë qoftë një karotë në ditë.

Por sipas një studimi të ri, të sapopublikuar nga mjekët e Philadelphia-s, ka rezultuar që në fakt fëmijët të cilët janë ushqyer me qumësht gjiri e kanë më të madhe dhe më natyrale preferencën ndaj perimeve sa fëmijët e tjerë të cilët nuk kanë konsumuar qumësht gjiri.

Kjo ndodh sepse qumështi natyral nga gjiri i nënës ka të njëjtën fortësi shijeje me atë të perimeve BIO, ndërkohë që qumështi artificial ka krejtësisht një tjetër shije çka i bën fëmijët të mos e përballojnë mirë dallimin mes një qumështi artificial dhe perimeve BIO më vonë të cilat aromat i kanë të forta dhe shija të vjen po ashtu e fortë në gojë.

Sigurisht që çdo fëmijë i ka të zhvilluar ndryshe receptorët e ndjeshmërisë së ushqimit, megjithatë ky konkluzion ka dalë pasi janë studiuar më shumë se 1000 raste vetëm në zonën e Philadelphia-s. Ekspertët kanë dëshirë ta zgjerojnë këtë studim edhe në vende të tjera në mënyrë që të jenë më të sigurt rreth përfundimeve që kanë dalë deri më tani.

Share With:
Translate »
666 Views