Sulm me hark në Londër, vritet bashkëshortja dhe dy vajzat e komentatorit të BBC

Bashkëshortja dhe dy vajzat e komentatori të garave në BBC, John Hunt kanë mbetur të vrara pas një sulmi të dyshuar me hark.

Mediat në vend raportojnë se Policia në Londër është vënë në kërkim të një të riu në veri të qytetit, i cili dyshohet të jetë autor i sulmit.

Viktimat janë Carol Hunt, 61 vjeç dhe dy vajzat Louise, 25 vjeç dhe Hannah, 28 vjeç. Sipas policisë, ato vdiqën në banesën e tyre në Ashlyn Close, Bushey, Hertfordshire, të martën mbrëma.

Si autor të dyshuar të ngjarjes së rëndë, policia ka identifikuar Kyle Clifford, 26 vjeç nga Enfield i Londrës.

Ndërkohë qytetarët janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg tij pasi mund të jetë ende duke lëvizur me harkun e shigjetat

.

Share With:
Translate »
41 Views