Superfuqitë që vetëm foshnjat i kanë dhe ne nuk i paskemi ditur
Për ta kuptuar se sa të mahnitshme janë foshnjat, duhet vetëm t’i shihni dhe shijoni ato. Do ta kuptoni se ato kanë fuqi të “mbinatyrshme” Më poshtë mund t’i lexoni disa fakte që e konfirmojnë këtë:
Foshnjat nuk qajnë
Sigurisht do të thoni “Çfarë po flisni?”. “Kjo është e vetmja gjë që ato dinë të bëjnë”. Por nuk është kështu. Në fakt, foshnjat bërtasin dhe rënkojnë por nuk qajnë. Kanalet e tyre të lotit janë të mbyllura, kështu që ato nuk mund të prodhojnë lot.
Ndihen shumë mirë nën ujë
Kjo quhet refleksi i zhytjes. Zhduket kur foshnjat janë rreth gjashtë muajsh. Kur një fëmijë hidhet në ujë, ai mban frymën e tij në mënyrë natyrale, dhe gjymtyrët e tij fillojnë të bëjnë lëvizje noti
Ato përtypen dhe marrin frymë në të njëjtën kohë
Tek foshnjat, faringu ndodhet më lartë sesa tek të rriturit. Kur gëlltisin, hyrja për në traktin e frymëmarrjes nuk bllokohet nga epiglottisi. Kështu, kur gëlltisin, të porsalindurit mund të marrin edhe frymë.
Nëse është e nevojshme, foshnjat mund të teshtijnë vazhdimisht
Pasazhet hundore tek të porsalindurit janë më të ngushta sesa tek të rriturit. Kështu, ato duhet të pastrohen më shpesh. Pasi që nuk ka mundësi që foshnja vetë t’i fryjë hundët, ajo përdorë reflekset. Kështu që një foshnje mund të teshtijë pa pushim derisa hunda e tij të pastrohet nga irrituesit.
Ato bien në gjumë lehtë
Shumë njerëz mendojnë se kur një foshnje është duke fjetur, duhet të flasin me pëshpërimë dhe në mënyrën më të qetë. Prindërit e rinj zakonisht habiten se si foshnja e tyre fle shumë mirë, duke injoruar tërësisht zhurmën dhe muzikën me zë të lartë.
Kanë një theks natyral
Shkencëtarët kanë gjetur se foshnjat qajnë me theksin e tyre kombëtar. Këtë theks ato e marrin duke dëgjuar zërin e nënës së tyre në mitër.
Foshnjat janë shumë fleksibile
Skeleti i një foshnje ka rreth 300 eshtra. Duke u rritur, shumica prej tyre rriten dhe shndërrohen në një. Por para se eshtrat të lidhen, trupi i një foshnje është shumë fleksibil. Kjo veçori natyrore është e nevojshme në mënyrë që foshnja të kalojë nëpër kanalin e lindjes
Stili i tyre i flokëve mund të ndryshojë në mënyrë drastike
Me kalimin e kohës, flokët e një foshnje mund të ndryshojnë tërësisht. Shkuma me të cilën lind foshnja shpërndahet, duke lënë hapësirë për flokë të rinj. Për shkak të kësaj, biondët mund të kthehen në zeshkanë, dhe kaçurrelët mund të kthehen në flokë të drejta.
E njëjta mund të ndodh edhe me ngjyrën e tyre të syve