Supriza që zbukuroi mëngjesin e Mariza Ikonomit
Mariza Ikonomin është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare e cila e ka prekur skenën në një moshë shumë të vogël. Edhe pse vitet kalojnë, Mariza mbetet po e njëjta në shpirt, fizik madje dhe zë. Sot në mëngjes këngëtarja është surprizuar teksa ka hapur televizorin dhe ka parë një performancë të hershme të saj në Festivalin e Fëmijëve që mbahet në Shkodër. “Ikin vitet ,rendin vitet po disa gjera nuk ndryshojne asnjeher . Sa bukur kur zgjohesh duke pare veten te vockel ne tv, #zgjimfeminor” shkruan e prekur Mariza në postimin e këngët që vendosi ta ndajë edhe me ne.