Bulqizë, tentohet të grebitet një e mitur

Në gjendje të dehur tenton të rrëmbejë një minorene por është arrestuar menjëherë pas kallëzimit të saj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bulqizës ku Zafir Gj., 42 vjeç dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë, dhe më pas ka tentuar ta marrë me forcë në mjetin e tij D. N, 16 vjeç. E mitura ka mundur të largohej prej tij dhe ka bërë menjëherë kallëzimin në polici. 42-vjeçari u arrestua menjëherë nga policia ku u konstatua se ai ka qënë nën efektin e alkollit pas gjurmimit me drager. Mbi të rëndojnë akuzat e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe vepra të turpshme.

Share With:
Translate »
729 Views