Surpriza e fanses së vogël për Eni Koçin me rastin e ditëlindjes

Eni Koçi, ka qenë e ftuar sot në emisionin “Rudina” për të folur për karrierën dhe jetën personale. Kjo ftesë përkoi edhe me ditëlindjen e saj.

Një nga surprizat e veçanta për këngëtaren me rastin e 21-vjetorit ishte edhe ajo e fanses së vogël, Ines. Ajo solli në studio një tortë dykatëshe, mbi të cilat shkruheshin notat muzikore mbi pentagram, tastat e pianos dhe një mikrofon mbi krye. Surpriza e Inesit të vogël ishte vërtet emocionuese për Enin, duke e parë se nga sa shumë dashuri rrethohet. Gëzuar Eni! /Kids’ Time

  

Share With:
Translate »
1697 Views