Surprizat, dhuratat dhe torta e ditëlindjes së Teuta Krasniqit
Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka festuar ditëlindjen e saj të 35 nën dashurinë dhe ngohtësinë familjare duke marrë urime të shumta edhe nga fansat, kolegët dhe të afrërmit. Por më e bukura nga të gjitha ka qënë torta dhe surprizat që ajo ka marrë dhe ka vendour t’i ndajë me ne në këtë kolazh. Ne vecuam tortën si më specialen, sidomos dedikimin mbi të. Shikojini mëposhtë dhe gjykojeni vete se cila është më e bukura. Ndërsa Teuta i ka falenderuar të gjithë me këtë përmbledhje në Facebook: “35 vjet te shendosha, Zot faleminderit.
Jam shume Mirenjohese.
Jam pa fund mirenjohese cdo sekond te jetes per gjithcka qe kam ne jete. Jam Mirenjohese per shendet, Mirenjohese pa kufi per dy dritat e syve te mi Tara dhe Kaia une frymoj mirenjohje gjithmone per ju, Mirenjohese pa fund per shpirtin tim binjak, i cili ma mbush krejt shpirtin e zemren plot me dashni dhe m’bon mu dashuru cdo dite e ma shume, dashnia jote me pertrine e ma zgjat jeten shpirt Adonis Morina
Jam Mirenjohese pergjithmone per familjen e shendoshe dhe te mrekullueshme qe kam, qe tashme eshte edhe me plot me nipa e mbesa. Jam jashtezakonisht mirenjohese per gjithe juve miq te shumte qe ju kam e qe nuk hezitoni asnjehere fjalet dhe urimet me te dashura ti thoni. Jam mirenjohese per cdo dite, per cdo moment, per cdo fjale, kritike, keshille, buzeqeshje… per cdo gjest te vogel por shume domethenes, dhe besoj qe sa me shume mirenjohes qe jemi, aq me shume arsye per te qene mirenjohes do te kemi. Frymoj mirenjohje. Faleminderit te gjitheve per urimet tuaja, zemren e kam mal.
Ju perqafoj me shume dashuri “