Tronditet Shkodra, mbytet 9-vjeçari, e ëma në spital

Një ngjarje tepër e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Shkodër, pasi një 9-vjeçar është mbytur në lumin e Gjadrit. I mituri me inicialet F.M nga fshati Naraç i Vaut të Dejës shoqërohej në momentin e ngjarjes nga nëna e tij, 42-vjeçarja me inicialet M.M. Pasi ka parë në vështirësi të birin, ajo është futur në lumë për ta shpëtuar, por nuk ka mundur të bëjë asgjë. Mësohet se nëna e fëmijës që humbi jetën ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

 

Share With:
Translate »
1013 Views