Surprizë babit në sheshxhirim…

Hayden Christensen është mjaft i zënë duke xhiruar filmin e tij të ri në Toronto, “Little Italy” dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për të kaluar me familjen. Por për këtë ka menduar bashkëshortja Rachel Bilson e cila ka surprizuar babin bashë me vajzën e tyre 2-vjeçare, Briar Rose.

Ende me kostumin e rolit, babai krenar 36-vjeçar, puthi vajzën në ballë duke e mbajtur në krahë.

Dhe Hayden nuk mund të dukej më i lumtur se kaq, teksa familja iu bashkua në sheshxhirim. Momenti babë e bijë u shijua më së miri nga Rachel, e cila shfaq lumturinë e saj në fytyrë. Me përjashtim të një ndarje të shkurtër në 2010, Hayden dhe Rachel kanë qënë bashkë që nga 2007.

Share With:
Translate »
621 Views