Lindin binjakët e Beyonce

Media ka përhapur lajmin se këngëtarja Beyonce ka sjellë në jetë binjakët e saj, ditën e martë. Siguri e lartë është vënë re në spitalin e Los Angeles, ku është raportuar gjithashtu se stafi i saj i sigurisë janë parë ndërsa mbajnë në duar dy mbajtëse fëmijësh, të cilët i kanë dërguar drejt qendrës mjekësore.

Sipas planifikimeve, 35-vjeçarja pritej t’i sillte në jetë fëmijët këto ditë, duke zgjeruar familjen e saj.

Edhe pse dje u raportua se ajo ka ndërtuar maternitetin në shtëpi, një burim ka thënë për “Hollywood Life” se e marta ishte pikërisht dita që Beyonce do të sillte binjakët në jetë dhe sipas këtij sajti, rojet e sigurimit me mbajtëset e fëmijëve në duar, ishte një veprim shumë i çuditshëm, duke lënë të nënkuptohet se fëmijët kanë ardhur në jetë.

Share With:
Translate »
1377 Views