Surprizë! Drake është bërë baba dhe s’na tha gjë fare

Sherri mes Drake dhe Pusha T po merr çdo ditë e më shumë përmasa dramatike. Diss track-u i fundit i Pusha T thotë: “Sophie e di më mirë, pyet nënën e fëmijës sat, pastroi Instagramin, por prapë era i vjen,” dhe më pas vazhdon me “ti po fsheh një fëmijë.” Fjalët e Pusha T duken si konfirmimi
i thashethemit të vjetër se Drake është babai i një fëmije që e mban të fshehtë. Gruaja në fjalë është Sophie Brussaux, me një të shkuar në pornografi.
Tani është piktore. Fotoja më poshtë është marrë nga Instagrami i saj, i cili është bërë privat që kur u publikua kënga e Pusha T.

U përfol se ishte e lidhur me Drake në fillim të 2017-s. Dyshja u fotografua duke ngrënë darkë bashkë një mbrëmje janari në Amsterdam. Në maj të po të njëjtit vit, ajo foli për TMZ dhe tha se zotëronte mesazhet në të cilat Drake i kërkonte të abortonte. Një përfaqësues për Drake iu kundërpërgjigj po në TMZ me: “Nëse është vërtet fëmija i Drake, gjë që ai nuk e beson, ai do të bënte gjënë e duhur.” Mesa duket, Sophie solli në jetë një djalë në 24 tetor 2017, thuajse nëntë muaj pas asaj darkës në Amsterdam. Për çudi, djali i aluduar i Drake erdhi në jetë në të njëjtën ditë me të. Atë ditë, Drake ishte në Los Angeles, ndërsa djali u lind në Francë. Që atëherë, Sophie ka postuar vetëm një foto të djalit në Instagram.

Share With:
Translate »
626 Views