Surprizon moderatorja shqiptare: Nuk i kam problem fëmijët jashtë martese

Ngjashmëria me të dashurën seksi të futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, është vënë re që kur bukuroshja Lei Kraja nisi të bëhet pjesë e ekranit, edhe pse ajo vetë nuk ka qenë gjithmonë e bindur për këtë. Vazhdimisht e kanë krahasuar edhe me personazhe të tjerë të njohur, siç është Valbona Çoba, një prej Miss-eve të para shqiptare që vazhdon të jetë pjesë e modelingut edhe në Amerikë.

Megjithatë, Lei ka edhe vajza të tjera të cilat ajo i simpatizon për bukurinë, por edhe për punën që bëjnë.

E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë”, Lei pranoi se ka disa ngjashmëri me modelen e njohur Georgina Rodriguez, megjithatë do i pëlqente shumë herë më tepër ta krahasonin me Irina Shayk.

E vënë përballë disa pyetjeve ngacmuese, për të kuptur se sa e ngjashme është me Georginën, Lei tregoi se as ajo nuk do e kishte problem nëse partneri i ardhshëm do kishte fëmijë nga lidhje apo martesa të mëparshme.

I vetmi kusht i moderatores ishte numri i fëmijëve, pasi, sipas saj, kur në familje ka shumë fëmijë, është e vështirë që secili të marrë vëmendjen e merituar: “Maksimumi dy…” – u përgjigj ajo pas pyetjes së Bietës sa fëmijë do të donte të kishte.

“Vetëm se mua më mungon Ronaldo” – tha Lei me të qeshur pasi pranoi se shumë prej tipareve fizike, ajo dhe Georgina i kishin pothuaj të ngjashme.

Share With:
Translate »
430 Views