Zhduket 9-vjeçarja në një dasëm, frikë për rrëmbim

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Francë, ku një vajzë 9 vjeçare është zhdukur që prej të dielës ndërsa merrte pjesë në një dasëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isere në jug të Francës.
Vogëlushja Maelys është parë të shtunën në mbrëmje në parkingun e madh të vendit ku zhvillohej ceremonia e dasmës. Kërkime po zhvillohen në të gjithë Francën, ndërsa po hetohet pista e rrëmbimit.
Vajza ishte me familjen në dasmën e kushëririt të nënës. Në 3 të mëngjesit, ndërsa vijonte festa, vajza është parë nga disa dëshmitarë në një dhomë në të cilën ishin vendosur fëmijët në gjumë.
Kërkimet me qen policie treguan gjurmët e fundit të të miturës në parkingun e madh të objektit.
Të gjithë të ftuarit, 180 persona, u morën në pyetje një nga një. Kërkimet vazhdojnë që nga mëngjesi i së dielës kudo, nga pyjet përreth deri te tubacionet e kanalizimeve.
Kërkime u zhvilluan dhe në shtëpinë e menaxherit të lokalit dhe makinën e tij.

Share With:
Translate »
870 Views