Të divorcuar, por kanë një marrëdhënie të mirë. Ja çfarë i bën bashkë prindërit e Getoarit
Ato janë të divorcuar, por kjo nuk i pengon që të ruajnë një marrëdhënie të mirë. Fjalën e kemi për prindërit e Getoar Selimit.
Dita e djeshme ka qenë e veçantë për familjen Selimit, pasi djali i vogël Liberiani ka festuar ditëlindjen.
Dhe kjo i ka bërë bashkë të gjithë pjesëtarët e familjes.
Prindërit e djemve, mamaja dhe i ati janë parë teksa ndajnë të njëjtën tavolinë festive ku ndodhen Getoari, Liberiani, si edhe nusja e shtëpisë, Marina.
Ka qenë Getoari, i cili ka postuar foton e familjes, ku shihen të lumtur.