Të famshmit e birësur dhe historitë e tyre të suksesit
Shumë njerëz të famshëm në gjithë botën birësojnë fëmijë për t’iu dhënë atyre një jetë të lumtur. Megjithatë edhe mes personazheve të njohur ka nga ata të cilët janë birësuar kur ishin fëmijë. Më poshtë mund të lexoni historinë e këtyre të famshmve të cilët janë birësuar kur kanë qenë fëmijë.
Steve Jobs dhe babai i tij biologjik, Abdulfattah (John) Jandali
Steve Jobs ka lindur më 24 shkurt 1955, në një klinikë private në San Francisko. Nëna e tij biologjike, një studente me emrin Joanne Schieble, duhej ta braktiste fëmijën për shkak të presionit të prindërve të saj. Kur ata kuptuan se ajo ishte shtatzënë nga Abdulfattah Jandali, një sirian, ata kërcënuan se do ta nxirrnin nga testamenti. Ishte babai adoptues i Steve, Paul Jobs, i cili që fëmijë e nxiti Steve të donte teknologjinë. Steve asnjëherë nuk ka preferuar që njerëzit t’ja quanin prindërit adoptes, pasi për të ishin 1000% prindërit e tij.
Nicole Richie dhe babai i saj biologjik, Peter Michael Escovedo
Prindërit e Nicole Richie e rritën atë deri në moshën tre vjeçare dhe pastaj ia dorëzuan mikut të tyre Lionel Richie. Kjo ishte për shkak të gjendjes së vështirë financiare të familjes. Prindërit e Nicole thjesht nuk mund t’i siguronin asaj gjithçka që ishte e nevojshme. Gjashtë vjet më vonë, Lionel Richie dhe bashkëshortja e tij, Brenda Harvey-Richie, e bënë zyrtarisht vajzën e tyre, dhe vetë Michael Jackson u bë kumbari i saj.
Jamie Foxx
Ray Liotta
Prindërit biologjikë të Rayut e refuzuan atë sepse familja nuk mund të përballonte rritjen e fëmijës. Djali u adoptua nga disa italianë të pasur, falë kujt mori një emër të bukur dhe një familje të re të dashur. Ata gjithashtu birësuan një vajzë, kështu që Ray kishte tashmë të dy prindërit dhe një motër.
Coco Chanel
Stilistja më e famshme në botë u lind në vitin 1889 në Saumur. Prindërit e saj nuk mund ta mbanin për shkak të gjendjes së keqe financiare. Prindërit e Coco Chanel, kishin edhe 4 fëmijë të tjerë. Ajo deri 12 vjeç qëndronte më së shumti tek të afërmit. Në moshën 12-vjeçare, ajo u dërgua në një jetimore, pastaj në një manastir katolik, dhe më në fund në një shkollë konviktesh. Sipas Coco, kjo është pikërisht ajo që e shtyu atë në zgjedhjen e saj të profesionit të ardhshëm: të detyruar të veshin një uniformë gri dhe të mërzitshme gjatë gjithë jetës së saj, ajo ëndërronte të vishte të gjitha gratë në botë me rroba të bukura.
Menjëherë pas lindjes së John, prindërit e tij u divorcuan. Nëna e tij gjeti një partner të ri, dhe djali iu dha hallës Mimi dhe burrit të saj. Sipas Lennon, Mimi ishte shumë e rreptë dhe nuk e miratoi interesin e djalit në kitarë. Siç ka treguar John, ajo thoshte gjithmonë, “Kitara është një gjë e mirë, por kjo nuk do të të ndihmojë të fitosh jetesën!”
