Thirrja e dëshpëruar e motrave pas vdekjes së të dy prindërve brenda 48 orësh
Dy motra në moshë fare të re, po përballen me vuajtje të njëpasnjëshme, pasi e ëma e tyre vdiq tragjikisht nga kanceri, fill pas vdekjes së babait të tyre.
23 vjeçarja Simona dhe motra e saj adoleshente Sashka, mbetën jetime në më pak se 48 orë dhe tani janë duke mbledhur fonde për të mbuluar shpenzimet e varrimit të të dy prindërve të tyre.
Mamaja Adriana, 45 vjeç, luftonte me kancerin në pankreas prej pesë vitesh, por babai i tyre Luca nuk kishte patur probleme shëndetsore të mëparshme.
Luca pësoi një atak në zemër, që i solli vdekjen më 6 tetor. Të nesermen Adriana, nëna e dy vajzave, humbi betejën me kancerin.
Adoleshentja Sashka tashmë ka shkuar të jetojë me motrën dhe të shoqin e saj në Peterborough, Angli.
Vdekja e prindërve, përveç se i ka lënë motrat të pikëlluara, i ka lënë ato të pamundura për t’u bërë prindërve “nderimet që ata meritojnë”, pasi nuk kanë mjaftueshëm para për të përballuar funeralin.