Të jesh baba, të bën të butë dhe të dashur. E thotë shkenca

Edhe ata vihen  në pritje të fëmijëve. Niveli i testosteronit u bie. Kështu burri përgatitet për të qenë “bami”. Kush do e kishte menduar? Pra, baba bëhesh. Edhe biologjikisht! Sipas shkencëtarëve amerikanë që kanë publikuar një studim në American Journal of Human Biology, atësia, jo si provë trashëgimie, por si një ndjenë që i bën të jenë protektivë, të ëmbëlsohen dhe të marrin përgjegjësi, ka një rrënjë biologjike dhe hormonale, që e përfshin mashkullin në një kalvar jo shumë të ndryshëm nga ai gruas. Një revolucion që mund të ndryshojë këndvështrimin mbi rolin e babait, kaq të disktuar dhe në krizë jo vetëm në Shqipëri. Studimi ka verifikuar çfarë ndodh në nivel hormonal në çift dhe ka vërtetuar që burrave u ndryshojnë hormonet që në fillim të pritjes së fëmijëve. Nëse te gratë rritet testosterone, progresteroni, kortizoli dhe estradioli, te babai i ardhshëm ulet testosterone dhe estradioli për t’i zbutur karakterin dhe për ta bërë më pak agresiv, më të dashur.

Share With:
Translate »
1316 Views