Të lindësh një fëmijë të famshëm e mos e dish
Si mund të jetë ndjerë gruaja, që tashmë është nëna bartëse e fëmijës së Kim dhe Kanye West, kur mësoi se i kujt ishte bebi që po rriste në bark? Nuk mund ta dimë, sepse identiteti i saj është mbajtur i fshehtë, por i tillë ishte edhe identiteti i foshnjës në fillim për të, pasi çifti i famshëm nuk donte të zbulohej, sepse kishin merak mos ajo nuk ishte një fanse e tyre.
Dhe rastisën me fat, pasi doli se ajo i adhuron. Gjatë një interviste, Kim Kardashian deklaroi se në fillim gruaja nuk e dinte se fëmijën e kujt po rriste në bark, pasi kishin merak për ecurinë e shtatzënisë.
“Doja t’i jepja mundësi zgjedhjeje dhe të ishte krenare. Doja të krijoja një lidhje me të. Kur e mësoi, ajo ishte vërtet entuziaste. Fatmirësisht e kishte parë “Keeping Up With The Kardashians” dhe ishte bërë dëshmitare e vuajtjes sime që s’mund të lindja më fëmijë, kështu që është shprehur shumë krenare që e po bën këtë për ne”, – tha Kim.