Zaho shkon në Panairin e Librit, çfarë zgjodhi?

Dita e djeshme ka çuar shumë vizitorë të vegjël në Panair. Mes tyre edhe Zahon e vogël. Djali i Kryeministrit Rama, edhe pse vetëm tre vjeç dukej kureshtar pranë stendave të librave, ndërsa shoqërohej në çdo hap nga motra e tij, Rea.

Bashkëshortja e Kryeministrit Linda Rama ka qenë dje në mjediset e Pallatit të Kongreseve me Rean dhe Zahon për t’u njohur me botimet e reja dhe ndoshta për të bërë disa blerje. Dihet që vizitat e personazheve të njohur janë gjithmonë një impuls për aktivitete si këto, edhe pse duhet thënë që Panairit nuk i kanë munguar kurrë ata.

Këtë herë, Linda Rama, e cila duket shumë elegante me një xhaketë të kuqe dhe çantë me zinxhir, kishte zgjedhur të shoqërohej nga Rea dhe Zaho në një vizitë aspak formale në Panair, edhe pse mediave nuk u shpëtoi.

Sigurisht, në shfaqjet e tij të pakta, Zaho nuk kalon pa u vënë re. Ai kishte veshur një bluzë të kuqe me kapuç, që me siguri e mbante ngrohtë, por dhe e mbronte disi nga shikimet dhe fotot e kureshtarëve dhe ne jemi duke e respektuar privatësinë e djalit të vogël. Kështu që duhet të lodhni sytë për ta parë sado pak pas logos së televizionit që e ka publikuar.

Share With:
Translate »
671 Views