Telashe në oborrin anglez, Kate shumë e shqetësuar për princin

Telashe në oborrin mbretëror anglez. Kate Middleton është shumë e shqetësuar për të shoqin, princin William. Tashmë që dukesha e Cambridge është shtatzënë, i takon të shoqit të mbulojë eventet, ku në jo pak raste ka ngjallur diskutime.

Në veçanti, gjatë eventit të bamirësisë ‘Tusk Trust’, një organizatë bamirëe, William bëri një gafë duke shprehur kritika për mbipopullimin, duke bërë që rrjetet sociale ti kthehen kundër.

Sajti britanik ‘Celebdirtylaundry’, raporton një pjesë nga fjala e William ku tha se, “Është parashikuar që popullsia në Afrikë do të dyfishohet brenda 2050. Një katastrofë. Duhet të bëjmë të pamundurën që qeniet njerëzore dhe speciet e tjera të kafshëve me të cilat ndajmë planetin, të vazhdojnë të ekzistojnë. Është e rëndësishme që të nisim të planifikojmë dhe të marrim masa për të përballuar fenomenin e mbipopullimit në botë”.

Por William u kritikua lidhur me qëndrimin e tij për mbipopullsinë, duke qenë se ai dhe e shoqja janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, ndërsa qëndrimi u cilësua si hipokrit.

Share With:
Translate »
648 Views