Serena Williams shkëlqen në “Glamour Awards” dhe habit me deklaratën për Gigi Hadid

Fituesja e 23 turneve të Grande Slam ka vlerësuar modelen 22 vjeçare Gigi Hadid, që mesa duket është një prej mikeshave të saj më të besuara.

«Gigi, je i vetmi njeri në planet së cilës do t’I lija vajzën time për një natë” ka thënë në skenë para se ta përqafonte dhe t’I jepte Çmimin “Gruaja e vitit”. Dhe më tej: “E njoh qëkur ishte fëmijë dhe edi që është një grua që i arrin qëllimet e saj. Dhe për t’i arritur është e nevojshme të impenjohesh me vullnet dhe të bësh sakrifica.

Serena Williams, 36 vjeç, është bërë nënë prej 10 javësh. Edhe pse ende nuk është kthyer në fushën e tenisit, kampionia sapo ka kaluar vijën e finishit, eventin e parë publik që nga lindja e vajzës së saj Alexis Olympia, dhe mburret me profilin shoqëror prej mbi 100 mijë ndjekësish.

Tenistja kishte veshur një fustan të zi të shkurtër, “Versace”, me dekorim të artë, që i nxirrte në pah këmbët.

Williams në fakt ra shumë në sy pikërisht prej veshjes së saj, një fustan i koleksionit të vitit 2018, që në pasarelë është veshur nga Gigi Hadid, në javën e modës në Milano, në shtator, një sfilatë e Donatella Versace dedikuar të vëllait, Gianni, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

 

Share With:
Translate »
644 Views