Tentoi t’i rrëmbente të bijën nga duart, reflekset e babit i japin një mësim të mirë rrëmbyesit

Një baba ka arritur të parandalojë rrëmbimin e vajzës së tij, të cilën në një moment e kap për dore një burrë, që e pëson keq kur goditet me shqelm në bark nga i ati i saj. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur rrëmbyesi vështron nga afër vogëlushen, e cila ishte me babanë e saj ndërkoë që po bënin shopping.

Dhe në një moment ky burrë i afrohet vajzës dhe mundohet ta rrëmbejë në prezencë të babait, i cili reagon shpejt duke e “neutralizuar” me vetëm një shkelm.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Jiamusi, kurse të gjithë kinezët kanë lavdëruar babanë i cili u tregua i guximshëm dhe i dha leksion rrëmbyesit.

Share With:
Translate »
849 Views