Tentojnë t’i rrëmbejnë vajzën, babai përballet me adoleshentët e armatosur

Një baba është përballur me guxim me një bandë adoleshentësh të armatosur, të cilët u përpoqën ti rrëmbejnë vajzën. 17-vjeçarja Amber Brackney po dilte nga shtëpia në Crestview me makinën e saj kur zbuloi rrugën e bllokuar me fuçi nga një grup të rinjsh të armatosur.

Sipas mediave lokale, situata u konstatua nga i ati i vajzës, i cili rrëmbeu menjëherë armën dhe doli të përballet me të rinjtë. Menjëherë policia u njoftua mbi ngjarjen dhe u vu në lëvizje, duke arrestuar 4 të rinj të moshës nga 15 deri në 19 vjeç.

Gjithashtu policia ka njoftuar se dyshonte se adoleshentët kishin në plan që vajza të dilte nga automjeti i saj dhe të largonte fuçitë nga rruga dhe më pas ta rrëmbenin atë.

Share With:
Translate »
674 Views